Ministria e Bujqësisë mbyll përfundimisht pompën e derivateve “Patroni”, asistohet nga policia

Ministria e Bujqësisë mbyll përfundimisht pompën e derivateve “Patroni”, asistohet nga policia

Aktuale March 22, 2024 - 10:41

Inspektorë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të premten kanë shkuar sërish në pompën e derivateve “Patroni”, pasi shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale vendosi në favor të Ministrisë së udhëhequr nga Faton Peci.

Inspektorë të asistuar nga Policia e Kosovës kanë vendosur përfundimisht shiritat në pronën që gjendet përballë objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë në Prishtinë.

Më 1 shkurt të këtij viti Ministria e Bujqësisë ndërmori aksion për lirimin e dy pronave në afërsi të objektit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), në magjistralen Prishtinë - Fushë-Kosovë.

Njëra nga pronat shfrytëzohej me qira nga pompa e derivateve “Patroni”. Megjithatë, Ministria e Bujqësisë vendosi që kontrata e qirasë për pompën e derivateve të mos vazhdohej.

Ministri Peci ka paralajmëruar se në të njëjtin lokacion pritet të nisin procedurat për ndërtimin e objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë. /EO

Image