Kurti takohet me Hetemin

Kurti takohet me Hetemin

Aktuale March 13, 2024 - 19:17

Kryeministri, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpriti sot në kryeministri Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nënkryetaren e Komunës, Marina Bogojevic dhe shefen e Kabinetit të Kryetarit, Shqipe Latifi.

Kryetari Hetemi dhe nënkryetarja Bogojevic njoftuan kryeministrin për arritjet e deritanishme dhe për sfidat në qeverisjen komunale.

“Në takim u fol për projektet potenciale që mund të realizohen në bashkëpunim me nivelin qendror, teksa u theksua rritja e interesimit të qytetarëve për të aplikuar për programet e komunës për subvencione”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit, transmeton Zeri.info.

Po ashtu thuhet se Kurti i përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin.

“Duke u dhënë mbështetjen e tij, ai kërkoi nga ata qeverisje të drejtë, të mirë e demokratike”. /Zëri