Mustafa për vendimin e Manastirit: Kurti i mbështetur për muri do t’i zbatojë një nga një

Mustafa për vendimin e Manastirit: Kurti i mbështetur për muri do t’i zbatojë një nga një

Aktuale March 13, 2024 - 17:46

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duket se ka lëshuar pe për tokat rreth Manastirit të Deçanit.

Sot në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ky vendim i ekzekutivit ka shkaktuar reagim të madh në opinion, duke ia kujtuar kryeministrit Kurti se ai “i ka hangër fjalët e veta” rreth kësaj çështje.

Shkurtimisht, këtë veprim e komentoi edhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Mustafa tha për Klankosova.tv tha se Kurti do t’i zbatojë vendimet një nga një, ato të cilat i ka prolonguar me diskurs propagandistik popullist.

“Kurti e ka ditur që nga fillimi se ligjet dhe vendimet e organeve ligjore duhet të zbatohen. Deri tani i ka prolonguar me diskurs propagandistik popullist. Tani i mbështetur për muri do ti zbatojë një nga një. Dhe do të vetlavdërohet!”, tha shkurtimisht Mustafa për Klankosova.tv

Ky hap i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, u vlerësua fort nga faktori ndërkombëtar, që u cilësua si “guxim politik” dhe “hap të domosdoshëm”