Hovenieri vlerëson vendimin e qeverisë për çështjen e Manastirit të Deçanit: Ishte një hap i domosdoshëm
Foto: Laura Hasani

Hovenieri vlerëson vendimin e qeverisë për çështjen e Manastirit të Deçanit: Ishte një hap i domosdoshëm

Aktuale March 13, 2024 - 16:40

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka vlerësuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ecur para në regjistrimin e tokës së Manastirit të Deçanit.

Hovenieri tha se vendimi i sotëm demonstron përkushtimin e Kosovës për të ruajtur sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

“Siç tha sot në mëngjes zëvendësndihmës sekretari Gabriel Escobar, vendimi i sotëm për Manastirin e Deçanit ishte një hap i domosdoshëm dhe i falënderojmë liderët kosovarë për ta çuar këtë çështje përpara”, shkroi Hovenieri.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë e ka urdhëruar Regjistrin Kadastral të Kosovës që të procedojë tutje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për sa i përket tokës së Manastirit të Deçanit.