Zemaj: Pas hidrocentraleve ra edhe “kauza” e kahmotshme e VV-së për pronat e Manastirit të Deçanit
Foto: Laura Hasani

Zemaj: Pas hidrocentraleve ra edhe “kauza” e kahmotshme e VV-së për pronat e Manastirit të Deçanit

Aktuale March 13, 2024 - 15:51

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se pas hidrocentraleve ka rënë edhe kauza tjetër e kahmotshme e VV’së për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai ka shkruar se ndien “keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”.

“Pas hidrocentraleve bie “kauza” tjetër e kahmotshme e VV-së, për pronat e Manastirit të Deçanit. Keqardhje për qytetarët që besuan, e deçanasit po paguajnë faturën e mashtrimit”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.

“Për të arritur një qëllim shumë më madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët ne duhet të bëjmë një hap përpara me maturi e përgjegjësi si një vend i pavarur e sovran. Andaj, sot i kemi thënë Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka deklaruar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.