Vdes gazetari e shkrimtari Bajram Sefaj

Vdes gazetari e shkrimtari Bajram Sefaj

Aktuale March 12, 2024 - 14:00

Në moshën 83-vjeçare vdiq ditën e sotme gazetari, njëherësh shkrimtari Bajram Sefaj.

Kjo është bërë e ditur nga familjarët e Sefajt.

Ndërkaq, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) u ka shprehur ngushëllime familjarëve, shkruan Zeri.info.

Njoftimi i plotë i AGK-së:

Telegram ngushëllimi për vdekjen e gazetarit, Bajram Sefaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh shkrimtarit, Bajram Sefaj.

Ai për shumë vite ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja, por që ka qenë edhe korrespodent për disa media ndërkombëtare. Krahas gazetarisë, ai është marrë edhe me krijimtari letrare dhe është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi e publicistikë.

Sefaj ka vdekur në moshën 83-vjeçare, siç njoftojnë familjarët, pas një sëmundjeje. /Zëri