Konfrontimi me SHBA-në për dinarin, Çitaku: Fol presidente, a e mbështet Kurtin?
Ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, ka thënë se po dihet botërisht që Kosova s’ka kurrfarë koordinimi me SHBA-në dhe, sipas saj, kjo u shpërfaq në mënyrën më të vrazhdë në Këshill të Sigurimit,
Çitaku thotë se e gjithë kjo po ndodh për dinarë dhe për disa fletushka.
Sipas saj, Kosova dhe kosovarët në koordinim me aleatët janë çliruar e pavarësuar dhe janë arritur mbi 100 njohje.
Sipas saj, është kohë që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani të deklarohet publikisht se a e përkrah kryeministrin Albin Kurti në qasjen ndaj SHBA-së.
Postimi i plotë:
Se nuk ka asnjë koordinim me SHBA-në tashmë është e ditur botërisht. Seanca e Këshillit të Sigurimit shpërfaqi në formën më brutale këtë moskoordinim.
Dhe për çka? Për dinarë e fletushka.
Ky popull e ky vend, në koordinim me aleatët ka larguar tankset serbe. Është çliruar, është pavarësuar. Është njohur nga mbi 100 shtete.
Është momenti i fundit që Presidentja, si bartëse e politikës së jashtme të deklarohet publikisht, a e mbështetë kursin konfrontues të Kurtit, apo mendon ndryshe.
Fol presidente, kësaj radhe, heshtja nuk është flori.