Aktori Istrefi kritikon mediat: Të krijohet bindja që mezi presin të ndodhë ndonjë krim monstruoz e të kenë material

Aktori Istrefi kritikon mediat: Të krijohet bindja që mezi presin të ndodhë ndonjë krim monstruoz e të kenë material

Aktuale December 05, 2023 - 11:44

Aktori Shkumbin Istrefi ka kritikuar mediat në lidhje me raportimin për rastet tragjike të ditëve të fundit që kanë ndodhur në vend.

Istrefi, duke përjashtuar disa prej tyre, ka thënë se mediat po tregojnë se nuk kanë etikë, sipas tij, abuzojnë rëndë me raste tragjike, transmeton Zeri.info.

“Të krijohet bindja që mezi presin të ndodhë ndonjë krim monstruoz e të kenë material ta përtypin e ripërtypin e ripërtypin deri në atë masë sa njeriu neveritet kur e sheh deri ku shkon pafytyrësia e tyre për përfitime nga klikimet në rrjete sociale. Pare me gjak!”, shkroi Istrefi në rrjetet sociale.

Sipas tij, ky mentalitet i mediave krijon probleme psikike te njerëzit.

“Ky mentalitet medial, në mënyrë indirekte, ndikon shumë në krijimin e problemeve psiqike te shikuesit. Debate politike çdo natë, debate për vrasje që drejtësia ende nuk i ka trajtu, debate për Big Brother... me gazetarë patetikë me fjalor të vobektë, që mezi i lidhin dy fjalë”.

“A ekziston diçka tjetër në jetën tonë përveç politikës, krimit dhe budallakinave për t'u trajtuar në TV?... nejse... dikush mundet me thanë ‘ndërroje programin’. Po. Unë them, kush ua dha licencat dhe për çfarë arsye e çfarë misioni?”, shkroi Istrefi. /Zëri