![Kurti: Kosova siguron të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë](/uploads/zeri.info/images/2023/December/04/auto_653529-2l27uXDrwP1701728097.png)
Kurti: Kosova siguron të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë
Aktuale
December 04, 2023 - 23:13
Kryeministri Albin Kurti pas takimit me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka shkruar në platformën `X` se Kosova siguron respektim të të drejtave për komunitetet joshumicë.
Ai ka thënë se Ministria për Komunitete dhe Kthim, vitin e ardhshëm, do të jetë ministria e dytë me rritjen buxhetore më të lartë.
“U takuam me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ua konfirmuam angazhimin e Kosovës, duke siguruar sundimin e ligjit dhe të drejta të fuqishme për komunitetet joshumicë. Duke e dëshmuar këtë, vitin e ardhshëm, ministria përgjegjëse për komunitetet joshumicë do të ketë rritjen e dytë më të madhe buxhetore nga çdo ministri”, ka shkruar Kurti.
![Image](https://zeri.info/uploads/zeri.info/images/2023/December/04/auto_kurtiii1701728115.png)