Takim shumë zyrtar i Ramës me Kurtin, kryeministri shqiptar tregohet më i afërt me Abazoviqin
Foto: ZKM

Takim shumë zyrtar i Ramës me Kurtin, kryeministri shqiptar tregohet më i afërt me Abazoviqin

Aktuale October 16, 2023 - 11:46

Shumica e liderëve që do të marrin pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit tashmë kanë arritur në Tiranë.

Rreth orës 11:00 ka nisur edhe pritja e tyre para Kryeministrisë nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Tashmë në ndërtesën e Kryeministrisë ka arritur edhe kryeministri Albin Kurti.

Image

Rama dhe Kurti i shtrënguan vetëm dorën njëri-tjetrit, ndërkaq një afirmimet më të ngrohtë Rama tregoi me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me të cilin s’pati vetëm një shtrëngim duarsh e një foto zyrtare, por edhe një përqafim.

Image

Kujtojmë se Rama dhe Kurti janë komentuar shpeshherë për raportet e tyre të ftohta.

Së fundmi një gjë e tillë u pa edhe në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Çekisë, ku të dy kryeministrat u panë larg njëri-tjetrit.

Image