Raportimi për terrorin në Banjskë, Kosova ua prishi serbëve propagandën
Foto: Laura Hasani

Raportimi për terrorin në Banjskë, Kosova ua prishi serbëve propagandën

Aktuale October 01, 2023 - 21:10

Serbia edhe një herë, po bën atë që di ta bëjë më së miri – propagandën.

Pas përballjes së dështuar të grupit terrorist me Policinë e Kosovës dhe kthimit të tyre prapa drejt territorit serb, mediat atje nisën luftën mediatike për ta kthyer në favor situatën, përcjell klankosova.tv.

Një, siç po quhet, ‘fotografi e rreme’ për krejt atë që ngjau në Banjskë më 24 shtator, po bëhet me aminin e Aleksandër Vuçiqit duke paraqitur viktimat si heronj.

Por, institucionet kosovare këtë situatë e mirë shfrytëzuan për të treguar kush realisht janë mizorët.

Rol në këtë pati edhe shpërndarja e pamjeve ekskluzive të largimit të trupave që ekzekutivi u tha se u dërgoi agjencisë prestigjioz amerikan, Asociated Press.