Komandanti i Njësisë Speciale: Krenar me djemtë, më vjen keq për ata që gënjejnë sikur kanë qenë aty
Aktuale
September 26, 2023 - 11:37
Komandanti i Njësisë Speciale, Besart Ahmeti, ka folur plot lavd për pjesëmarrësit në aksionin kundër grupi kriminal në Banjskë të Zveçanit.
“Krenar me djemtë, pamë djallin në sytë e tyre, i pamë tek u rrëzuan, duke qarë, duke vrapuar, më vjen keq për ata që nuk ia kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe që po gënjejnë sikur kanë qenë aty”, shkroi ai në Facebook.
Polici Afrim Bunjaku u vra, një u plagos e dy u lënduan pas një sulmi terrorist ndaj tyre në Banjskë.