Mbledhja e KS, Rama debate me ambasadorin rus për fjalimin e Zelenski
Ka nisur me debate mbledhja e Këshillit të Sigurimit mes kryeministrit, Edi Rama dhe ambasadorit të Fedaratës Ruse. Shkak ka qenë fakti se tema e zgjedhur nga Shqipëria si kryesuese e Këshillit të Sigurimi ka qenë Ukraina, dhe për të folur përpara KS është ftuar dhe presidenti Ukrainas, Vladimir Zelenski.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po drejton në selinë e OKB në Nju-Jork, Debatin e Hapur të Nivelit të lartë, ku Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.
Në tryezë merr pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë të shteteve.
Rama tha se “agjenda e përkohshme është: ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, respektimi i qëllimeve dhe parimeve të Kombeve të Bashkuara, Kartës së saj përmes aksionit shumëpalësh efektiv, ruajtjes së paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.
Menjëherë pas prezantimit të pjesëmarrësve dhe personave të ftuar për të folur nga anha e kreut të qeverisë shqiptare, ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vasili Nebenzia, kundërshtoi agjendën e paraqitur.
“Ne nuk besojmë se argumentët që na paraqitët janë bindëse. Doja të na shpejgoni pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës? Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse“, tha ambasadori rus.
Sipas tij, anëtarët e KS i kanë dëgjuar fjalimet e Zelenskit nëpërmjet video dhe mesazheve.
“Këtu ka një shkelje flagrante të procedurave. Kjo shkelje ka rreziqe në KS sepse rrezikon të kthehet në shfaqe. Kjo e sotmja do të jetë më shumë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë pjesëmarrjen e Zelenskit, por gjërat të bëhen sipas rregullave. Ata që nuk janë vende anëtare të flasin pas vendeve anëtare. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante,” tha përfaqësuesi rus.