Çitaku: “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti tashmë paska filluar
Aktuale
September 20, 2023 - 11:07
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve se ministrja e Punëve të Jashtme ka fshirë historikun e aktiviteteve të ish-ministrave nga uebfaqja e MPJ-së.
Sipas Çitakut, ky veprim dëshmon paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti për “zhdukje” të opozitës, transmeton Zeri.info.
“Ministria e Punëve të Jashtme paska zhdukur nga historiku në uebfaqe tërë aktivitetet, emrat, dokumentet dhe fotografitë e ministrave paraprakë (përveç Glauk Konjufcës dhe Donika Gërvallës). “Zhdukja” e paralajmëruar nga Kurti tashmë paska filluar. Kjo lloj sjelljeje është mjerim dhe marrëzi”, shkroi Çitaku.
Sipas Çitakut, historia as nuk retushohet e as nuk zhduket.
“Jo në vitin 2023” shton nënkryetarja e PDK-së. /Zëri