“Termokosi”, i gatshëm të fillojë furnizimin me ngrohje edhe para 15 tetorit
Në rast nevoje, kompania “Termokos” është e gatshme të fillojë furnizimin me ngrohje për konsumatorët e Komunës së Prishtinës edhe para datës 15 tetor. Këtë e kanë bërë të ditur për Radio Kosovën zyrtarë të kompanisë publike “Termokos”. Drejtues të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se këtë vit janë kyçur në rrjetin e ngrohjes edhe qindra objekte banesore.
Kompania “Termokos” ka bërë të gjitha përgatitjet që të fillojë furnizimin me ngrohje në qytetin e Prishtinës.
Zëdhënësja e kompanisë publike “Termokos”, Aferdita Uka, tha për Radio Kosovën se bazuar në lëvizjen e temperaturave, kjo kompani është e gatshme të fillojë furnizim me ngrohje për konsumatorët para datës 15 tetor që është datë zyrtare.
në proces të përgatitjeve finale para së të startojmë më furnizim me ngrohje për të gjithë konsumatorët. Nga fillimi i muajt tetor mund të këtë rënie të temperaturave. Ne do t’i përcjellim ato, e varësisht nga lëvizja e tyre, do të vendoset nëse do të ketë nevojë të fillojmë para 15 tetorit ose pas kësaj date”, ka thënë ajo.
Po ashtu, Uka e ka konfirmuar së një pjesë e objektit të Radio Kosovës, e cila deri tani ka qenë pjesërisht jashtë sistemit të ngrohjes, këtë vit do të kyçet në tërësi.
“Me menaxhmetin e RTK-së jemi dakorduar për të kryer edhe këto punime që kanë mbetur për një pjesë të caktuar të objektit të Radio Kosovës. Tashme është vizituar kjo hapësirë nga ekipet tona punëkryese e dhe kemi planin konkret për ndërhyrje në këtë pjesë të objektit të Radios”, ka thënë Uka.
Kompania “Termokos” ka bërë të ditur se nga tetori i 2023-s mbi 40 mijë banorë të Prishtinës do të ngrohen nëpërmjet rrjetit të ngrohjes.
Nga ky sezon ngrohës për të gjithë konsumatorët, që i kanë të instaluara pajisjet e reja për matjen e shpenzimit të ngrohjes do të fillojë faturimi sipas shpenzimit.