Krasniqi: Kurti ka fajin kryesor për migrimin e të rinjve
Aktuale
September 10, 2023 - 11:44
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në një intervistë ka folur për shumë tema politike dhe të tjera në vend.
Krasniqi ikjen e të rinjëve nga vendi e sheh si shqetësuese, ndërsa mos intervenimin e Qeverisë në këtë drejtim ai e sheh si të gabuar, shkruan lajmi.net
Madje ai fajin kryesor ia mvesh vet kryeministrit Albin Kurti i cili sipas Krasniqit nuk po ndërmerr diçka konkrete me qëllim ndaljen e migrimit të të rinjve në drejtim të perëndimit.