Abott thotë se Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e miqve, flet edhe për draftin e propozuar nga Edi Rama

Abott thotë se Kosova duhet t’i dëgjojë këshillat e miqve, flet edhe për draftin e propozuar nga Edi Rama

Aktuale June 08, 2023 - 16:45

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abott, është deklaruar pas takimit të përjavshëm me kryeministrin Albin Kurti.

Ai ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’i dëgjojë partnerët ndërkombëtarë për të ndërmarrë hapa për shtensionimin e situatës në veri.

“Ne mbetemi të shqetësuar si të gjithë aleatët ndërkombëtarë të Kosovës për situatën në veri. Po vazhdojmë të kërkojmë shtensionim. Nuk besojmë se është e nevojshme që kryetarët të kryejnë detyrat nga objektet komunale. Nuk besojmë se është e nevojshme të luajnë rolin e rojeve para objekteve komunale. Kanë shumë punë më të mirë për të bërë diku tjetër. Shpresoj që ditët e ardhshme të shohim përparim, propozim, ndryshim, më tepër bashkëpunim mes agjencive të sigurisë. Si ambasador, po flas me njerëz të ndryshëm për të zbuluar cila është mënyra më e mirë para. Është kohë e vështirë. Duhet të jetë normale për Kosovën që të dëgjojë këshillat nga shokët e partnerët”, ka thënë Abott të enjten.

Për propozimin e draftstatutit për Asociacionin nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Abott ka thënë se nuk e ka parë ende.

“Shqipëria është shtet shumë i afërt me Kosovën, e di që flasin qeveri me qeveri. E di që javën e ardhshme kanë takim, jam i sigurt që do të flasin për shumë çështje. Qeveria e Kosovës të dëgjojë për këto, të gjejë mënyrën e duhur para, por një që tregon mirëkuptim për brengat e miqve”, ka shtuar Abott.