Kuvendi miraton Deklaratën për luftën kundër antisemitizmit

Kuvendi miraton Deklaratën për luftën kundër antisemitizmit

Aktuale June 08, 2023 - 16:41

Kuvendi i Kosovë, në seancën e sotme ka miratuar deklaratën e propozuar nga deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj, me mbështetjen e Grupeve Parlamentare të të gjitha partive politike të Kuvendit, lidhur me miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.

Me miratimin e të gjitha grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës, është miratuar sot Deklarata për Miratimin e Përkufizimit të Përdorshëm për Antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, e propozuar nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetar i Kuvendit, Enver Hoxhaj.

Deputetët kanë votuar me 79 vota për, asnjë abstenim dhe asnjë kundër. /Zëri