Opozita i merr nën drejtim ndërmarrjet publike në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Opozita i merr nën drejtim ndërmarrjet publike në Prishtinë

Aktuale June 08, 2023 - 14:42

Koalicioni opozitar në Komunën e Prishtinës, i përbërë nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma dhe AKR-ja, i ka marrë në drejtim ndërmarrjet publike të kryeqytetit.

Kjo ka ndodhur sot, pas disa zhvillimeve të shpejta që kanë ndodhur në kryeqytet.

Ky koalicion ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për shkarkimin e anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike komunale të Prishtinës, që ishin emëruar, zgjedhur nga Kuvendi Komunal.

Shkarkimi i tyre u votua me shumicë votash, ashtu siç u votua edhe emërimi i anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve të ndërmarrjeve publike. /Zëri