Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina
Foto:Laura Hasani

Jep dorëheqje nga LDK-ja kryesuesi i Kuvendit të Prishtinës, Fehmi Kupina

Aktuale June 08, 2023 - 14:36

Kryesuesi i Kuvendit Komunal nga radhët e LDK-së, Fehmi Kupina, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga kjo parti.

Njoftimin e bëri në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Ai është deklaruar kryesues i pavarur.

“Unë jam anëtar i pavarur i kryeqytetit dhe nuk do t’i përkas asnjë partie ose grupi politik. Mandatin tim si kryesues i Kuvendit dhe si anëtar i pavarur do ta ushtroj në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës dhe do të jem besnik i secilit votues dhe qytetari të Prishtinës”, tha Kupina. /EO