Osmani bisedon me homologen sllovene për zhvillimet e fundit në Kosovë

Osmani bisedon me homologen sllovene për zhvillimet e fundit në Kosovë

Aktuale June 08, 2023 - 14:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologen e saj nga Sllovenia, Natasha Pirc Musar.

Gjatë kësaj bisede u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë, për procesin e ardhshëm Brdo-Brijun.

Përveç kësaj, Osmani ka bërë të ditur se u diskutua edhe për vizitën e ardhshme të Musarit në Kosovë, si përpjekje për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.

“Bisedë e shkëlqyer me presidenten Natasha Pirc Musar mbi zhvillimet e fundit, Procesin e ardhshëm Brdo-Brijuni dhe vizitën e saj të ardhshme në Kosovë. Së bashku, ne përpiqemi për bashkëpunim më të ngushtë, paqe, stabilitet dhe një zbatim të fuqishëm të agjendës së grave, paqes dhe sigurisë”, shkroi Osmani në Twitter. /Zëri