Sveçla flet për konfiskimin e veturës në veri, që ishte në kërkim nga autoritetet gjermane
Foto: Laura Hasani

Sveçla flet për konfiskimin e veturës në veri, që ishte në kërkim nga autoritetet gjermane

Aktuale June 08, 2023 - 13:26

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se puna e Policisë së Kosovës dhe përkushtimi për sundim të ligjit na bën partner serioz e të besueshëm edhe për institucionet e sigurisë të vendeve tona aleate e mike.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka shkruar se ditët e fundit kanë arritur konfiskimin e një veture, e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane, ku dhe është arrestuar një person i kërkuar nga Mali i Zi.

“Vetëm ditëve të fundit, kemi arritur konfiskimin e një veture e cila ishte në kërkim nga autoritetet gjermane si dhe është arrestuar një person të kërkuar nga Mali i Zi, me urdhër arresti ndërkombëtar.

Kemi mirëpritur falënderimet e veçanta nga pala gjermane e ajo malazeze, të cilave i ritheksojmë përkushtimin në bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka shtuar se këto raste janë dëshmi e profesionalizmit të Policisë së Kosovës, i cili nuk mungon asnjëherë, në asnjë rast.