Lista Serbe shkon në Zyrën e BE-së ku po zhvillohet takimi i Escobarit dhe Lajçakut me krerët opozitarë
Foto: Laura Hasani

Lista Serbe shkon në Zyrën e BE-së ku po zhvillohet takimi i Escobarit dhe Lajçakut me krerët opozitarë

Aktuale June 06, 2023 - 12:00

I dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, janë duke zhvilluar takim në objektin e Zyrës së BE-së në Prishtinë me partitë opozitare.

Pas takimit që patën me presidenten Vjosa Osmani, Escobar dhe Lajçak janë duke zhvilluar takim me krerët e partive opozitare, raporton Zeri.info.

Mirëpo, para pak çastesh në ndërtesën e Zyrës së BE-së në Prishtinë, është parë duke hyrë edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me Igor Simiqin.

Më poshtë jua sjellim pamjet. /Zëri

Image

Image