![Eksperti i sigurisë: Kosova sot mori dënimin më të madh nga aleati kryesor](/uploads/zeri.info/images/2023/May/30/auto_Vjosa_Osmani-Albin_Kurti-Ceremonia_e_hapjes_se_ushtrimit_me_te_madh_nderkombetar_ushtarak_ne_rajonin_e_Ballkanit_-Defender_Europe-23-21_maj_2023gj-Laura_Hasani_copy1685476650.jpg)
Eksperti i sigurisë: Kosova sot mori dënimin më të madh nga aleati kryesor
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se Qeveria e Kosovës nuk është koordinuar me Shtetet e Bashkuara për veprimet e ndërmarra në veri dhe, për këtë arsye, ka pësuar pasojën e parë: "stërvitjet Defender Europe 2023 kanë marrë fund" për të.
Këtë vendim, njohësi i çështjeve të sigurisë Drizan Shala po e sheh si dënimin më të madh që Kosova e ka marrë nga aleati i saj kryesor, SHBA.
Në një prononcim për Zeri.info, Shala ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes që të mos marrë sanksione të reja nga SHBA-ja.
“Ky është dënimi më i rend që ka bere deri me tani partneri kryesor i FSK-së në arritjen e objektivave të saj që të jete pjese NATO. Kosova duhet ti bëj thirrje mendjes duke mos lejuar të rrëshqasim por gjithashtu duhet të kemi kujdes që mos të kemi sanksione tjera që ndërlidhen me fushën e sigurisë duke përçuar mesazh që segmentet janë duke u lëkundur në raport me garantimin institucional të partneritetit me SHBA-në që kemi”, është shprehur Shala për “Zërin”.
Për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe 2023”, kanë reaguar edhe partitë opozitare në vend, të cilat e kanë kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës pasi që po i rrezikon raportet me aleatin më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. / Zëri