Digjet flamuri serb në Graçanicë, pamjet bëhen virale
Aktuale
May 30, 2023 - 11:10
Një flamur serb i vendosur në qendër të Komunës së Graçanicës është djegur gjatë natës.
Tensionet e fundit në veri raportohet se janë zhvendosur edhe në Graçanicë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, e cila ndodhet rreth 7 kilometra larg kryeqytetit të Kosovës.
Flamuri i djegur ka ngjallur reagimin e banorëve serb në këtë komunë. Mëngjesin e sotëm ata kanë vendosur një flamur të ri te monumenti i Millosh Obiliqit në Graçanicë.
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, po ashtu e ka përmendur sot djegien e flamurit serb në Graçanicë, ndërsa kryerësin e kësaj vepre si ekstremist e ka cilësuar si ekstremist.
Petkoviqi pretendon se nxitës për të gjitha veprimet vandale është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.