Përparim Rama mbështet marshin për drejtësi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Përparim Rama mbështet marshin për drejtësi: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë

Aktuale April 01, 2023 - 22:47

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar se mbështet marshin e nesërm në solidarizim e ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai është shprehur se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, prandaj duhet të marshohet, raporton Zeri.info.

“Me besimin e thellë se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë e lindur nga populli, marshojmë edhe që t'i rikujtojmë publikut vendas dhe atij ndërkombëtar se shumica dërrmuese e krimeve çnjerëzore të kryera gjatë kohës së luftës nga aparaturat shtetëtore e paramilitare të Serbisë mbi popullsinë civile të Kosovës mbeten të pandëshkuara, e rrjedhimisht përqindja më e madhe e kryesve të atyre krimeve padrejtësisht të lirë. Prandaj, nesër #MarshojmëPërDrejtësi për viktimat e luftës!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri