Qeveria miraton programin për zbatimin e reformës për integrim evropian 2023-2027

Qeveria miraton programin për zbatimin e reformës për integrim evropian 2023-2027

Aktuale March 31, 2023 - 21:23

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të premte ka miratuar Programin Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027

Siç bëhet e ditur nga qeveria, ky program është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në BE.

“Vendimin për miratimin e Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2023-2027. Programi është dokumenti kryesor Strategjik i Republikës së Kosovës për zbatimin e reformës për integrim në Bashkimin Evropian, i orientuar kah adoptimi aquis së BE-së në legjislacionin kombëtarë dhe zbatimin e tij”, thuhet në njoftimin e qeverisë.