Cramoni dënon djegien e veturave: Autoritetet duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit

Cramoni dënon djegien e veturave: Autoritetet duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit

Aktuale March 31, 2023 - 19:27

Raportuesja për Kosovën Viola von Cramon, ka reaguar pas djegies së veturave në veri të Kosovës, sipas saj djegia e veturave të ri-regjistruara në veri të Kosovës është absolutisht e papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë.

“Autoritetet përkatëse duhet të ndjekin urgjentisht përgjegjësit për të siguruar stabilitet për komunitetin lokal”, ka thënë Cramon.