Reagon imami i Kishnarekës pas deklaratave të historianit Demaj, e fton publikisht të paraqes fakte

Reagon imami i Kishnarekës pas deklaratave të historianit Demaj, e fton publikisht të paraqes fakte

Aktuale March 20, 2023 - 20:07

“Në xhamitë e Kosovës ka pasur hoxhallarë rus”, është deklarata që ka ngjallur reagime nga komuniteti musliman në Kosovë.

“Por që ka pasur edhe hoxhë që janë pagu. Edhe rus, po, po, rus, por i kanë trajnu këta me fol shqip. Këtu kanë çu hoxhallarë që me i bind, mos i çoni në shkollë, mbani veç nëpër xhamia, edhe shqiptari s’bon me shku në shkollë po nëpër xhamia, se shqiptari bëhët serb më shku në shkollë e s’ka kush me i ruajt bagëtitë nëpër livadhe”, ishte kjo deklarata e historianit Frashër Demja në emisionin “Oksygen”, që ka ngjallur reagime nga disa imam në Kosovë.

Është imami i Xhamisë së fshatit Kishnarekë, Eset Bajraktari, i cili ka reaguar dhe e ka ftuar publikisht historianin Demaj, që të paraqes fakte për këtë deklaratë të tijën, shkruan “Zeri.info”.

“Se ky konstatim i tij nuk është i vërtet argumentohet nga vet ai ku për të gjitha ngjarjet përmend vitin apo data të caktuara, kur vjen fjala të hoxhallarët ai thotë së është “Oral History “ Histori Gojore e përcjell brez pas brezi “. A ky është argument -fakt historik ?. Prandaj nga ky moment kërkoj që të paktën të na sjellë një fakt të vetëm për atë se çka po flet Akademiku ynë i “nderuar”. Me përgjegjësi morale dhe intelektuale e sfidoi publikisht dhe kërkojë qe të na argumentoi ose të kërkoi falje për një konstatim të tillë”, ka shkruar ndër të tjerash Bajraktari. /Zëri