Çitaku pas raportit të DASH-it: Qeveria Kurti po vazhdon ta mbajë në detyrë Martin Berishajn

Çitaku pas raportit të DASH-it: Qeveria Kurti po vazhdon ta mbajë në detyrë Martin Berishajn

Aktuale March 20, 2023 - 22:47

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas publikimit të Departamentit të Shtetit Amerikan që identifikoi si probleme korrupsionin serioz qeveritar si dhe mungesën e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore.

Çitaku ka akuzuar Qeverinë Kurti, për të cilën tha se po “kontribuon” në këtë problem me mbajtjen e ambasadorit Martin Berishaj në detyrë, raporton Zeri.info.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

“Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar.”

Qeveria Kurti II vazhdon ta mbajë në detyrë Ambasadorin Martin Berishajn. Pa një zor nuk e mbrojnë me kaq zell.