Kurti e solli “Zajednicën” dhe injoroi të kaluarën, thotë Haziri

Kurti e solli “Zajednicën” dhe injoroi të kaluarën, thotë Haziri

Aktuale March 20, 2023 - 20:50

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për dakordimin rreth marrëveshjes me Serbinë.

Ai ka thënë se tashmë akti është kryer, por që kjo marrëveshje përcillet me disa probleme, raporton Zeri.info.

Haziri ka thënë se Kurti pranoi një marrëveshje pa njohjen në qender dhe se anashkaloi të kaluarën.

“U deshën më shumë se dhjetë vjet të kuptohet se marrëveshja e vitit 2013 është marrëveshja më e mirë e mundshme apo e keqja më e vogël për Kosovën sa i përket akomodimit të pakicës serbe në nivel të pushtit lokal, në kuadër të Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

Haziri ndër të tjera tha se është e pashpjegueshme për gjatë gjithë viteve që Kurti ka reguzuar “Zajednicën”, kurse në pushtet lejoi implementimin e saj.

“Tashmë procesi si i tillë e ka kërkesën dhe presionin edhe më të madh për implementim dhe cdo tendencë që kjo marrëveshje të kalojë në forume tjera, është tendencë që ta ndajë apo përpjestojë përgjegjësinë me ata që nuk kanë marrë pjesë në mënyrë aktive apo pasive në kuadër të dialogut ‘one man shoë’ që kryeministri këto dy vite e krijoi.

Viti 2022 ishte vit i humbur për të pasur në qendër një njohje te nxjerrë nga Republika e Serbisë për Republikën tonë, ndërsa vitit 2023 do të jetë me marrëveshje të përkohshme, me status të paragjykuar për Republikën e Kosovës, me injorim të të kaluar së afërt dhe me krijim të Zajednicës plus”, shkroi ai në Facebook. /Zëri