Molliqaj fton liderët opozitarë për ta kundërshtuar Qeverinë rreth dialogut

Molliqaj fton liderët opozitarë për ta kundërshtuar Qeverinë rreth dialogut

Aktuale March 20, 2023 - 19:02

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj u ka dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve opozitarë për ta kundërshtuar Qeverinë rreth çështjes së dialogut.

Sipas tij marrëveshja për të cilën Kurti është dakorduar është tejet e dëmshme për Kosovën, andaj ai e sheh të arsyeshëm që të kundërshtohet Qeveria, raporton Zeri.info.

“Sot, në emër të PSD-së, u kam dërguar ftesë për bashkëpunim liderëve të partive politike opozitare, z,Krasniqi, z.Abdixhiku, z.Limaj dhe z.Murati, të cilët kanë shprehur kritikat dhe mospajtimin e tyre me Qeverinë rreth çështjes së dialogut.

Marrëveshja që Kurti ka sjellur është e dëmshme për Kosovën. Prandaj bashkimi kundër kësaj qeverie është domosdosshmëri”, shkroi ai në Facebook. /Zëri