Haradinaj tregon se cilat objektiva duhet t’i arrijë Kosova pas dakordimit me Serbinë
Foto:Laura Hasani

Haradinaj tregon se cilat objektiva duhet t’i arrijë Kosova pas dakordimit me Serbinë

Aktuale March 20, 2023 - 18:20

Kryetari i Aleancës për Ardhëminë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se cilat objektiva duhet t’i arrijë Kosova gjatë fazës së parë të zbatimit të marrëveshjes së arritur me Serbinë.

Ai ka thënë se së pari duhet të arrijë partneritetin për paqe, si fazë e anëtarësimit në NATO, raporton Zeri.info.

Haradinaj si objektiv të dytë ka thënë se Kosova duhet të rikthehet në agjenden integruese evropiane.

“E para, ta arrijë partneritetin për paqe si fazë e parë e anëtarësimit në NATO;

Të rikthehet në agjendën integruese evropiane, duke e rikthyer edhe procesin e njohjeve të reja për shtetin e Kosovës, si dhe;

Ta rivendosë rendin dhe ligjin në veri dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale atje!

Krahas obligimeve të marra, këto duhet të jenë prioritetet e Qeverisë në fazën e parë të implementimit të marrëveshjës së Ohrit!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri