Shoqata e të burgosurve politikë mbështet marshin për solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë

Shoqata e të burgosurve politikë mbështet marshin për solidarizim me krerët e UÇK-së në Hagë

Aktuale March 20, 2023 - 17:28

Platforma “Liria ka emër” ka njoftuar se me datë 2 prill nga ora 14:00 do të mbahet marsh për solidarizimin me ish-kreët e UÇK-së në Hagë.

Këtë marsh e ka mbështetur edhe “Shoqata e të burgosurve politikë”, raporton Zeri.info.

Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj shoqate, Shefki Sadiku pasi u takua me ideatorin e platëformës Ismail Tasholli.

“Kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, Shefik Sadiku dhe anëtarët e pranishëm në këtë takim, deputeti Hydajet Hyseni dhe Berat Luzha, pasi u informuan për qëllimim e marshit konfirmuan mbështetjen për të, ndërsa theksuan se krerët e UÇK-së në Hagë, tash e dy vite po mbahen si të burgosur politik”, thuhet në komunikatë. /Zëri