Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Kryesia e Kuvendit e Republikës së Kosovës edhe sot do të mbajë mbledhjen e radhës.
Mbledhja pritet të fillojë në orën 11:00. Rendi i ditës së kësaj mbledhjeje nuk është bërë i ditur.
Rendi i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
II. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të re:
Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare:
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-137 për Pyjet,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158,
Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça SHA”,
Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave.