Pacolli dhe Kastrati shprehin gatishmërinë për ta ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku

Pacolli dhe Kastrati shprehin gatishmërinë për ta ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku

Aktuale December 14, 2024 - 15:05

Ish-Konsulli i Kosovës në Kanada, Donat Syla, e ka konfirmuar tashmë se personi i cili është shfaqur në një televizion amerikan, është këngëtarja e famshme shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila tashmë është një e pastrehë atje.

Këtë e ka bërë të ditur biznesmeni Behgjet Pacolli, i cili bashkë me Halil Kastratin është takuar me Sylën dhe kanë shprehur gatishmëri të ndihmojnë këngëtaren Simaku, shkruan Zeri.info.

“Gjatë një takimi që patëm sot me humanistin Halil Kastrati dhe ish-konsullin e Kosovës në Kanada @ Donat Syla, ky i fundit na informoi në detaje për gjendjen e rëndë të këngëtares së famshme shqiptare, Parashqevi Simaku. Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor”, ka shkruar Pacolli.

Ai shtoi se shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin. /Zëri