Mehaj viziton familjet e dëshmorëve Bejtë e Hajzer Rexhepi në Drenas
Aktuale
February 11, 2023 - 17:37
Ministri i Mbrojtjes, Armen Mehaj ka vizituar familjet e dëshmorëve Bejtë e Hajzer Rexhepi në Korroticë të Ulët të Drenasit.
Ai ka thënë se këta ushtarë ishin të guximshëm dhe dëshira e vetme ishte ta mbrojnë vedin, raporton Zeri.info.
“Pas këtyre ngjarjeve Hajzeri veshi unformën e UÇK-së pas aktiviteteve të shumëta atdhetare ndërsa, Bejta kthehet nga Gjermania për të kryer stervitjet në Shqipëri e më pas vendoset në frontin e luftës.Të vendosur e të guximshëm, mbrojten vendin tonë, jetën e tyre ia falën atdheut dhe lirisë, që gjeneratat e reja të këtij populli të jetonin pa frikë në truallin e tyre që me shekuj ishte larë me gjak”, shkroi ai në Facebook.
Mehaj ndër të tjera u shpreh se liria është falë UÇK-së dhe flaë dëshmorëve. /Zëri