Vuçiq: Njohja e Kosovës nga Serbia vetëm një ëndërr, Trajkoviqi po gënjen

Vuçiq: Njohja e Kosovës nga Serbia vetëm një ëndërr, Trajkoviqi po gënjen

Aktuale February 07, 2023 - 11:41

Ditë më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se do e pranojë marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe nëse plotësohen gjashtë kushte të propozuara nga ai.

Në mesin e gjashtë kushteve që përmendi Kurti ishte edhe njohja reciproke nga ana e Serbisë.

Këtë propozim të Kurtit e ka hedhur poshtë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiqi ka thënë se nuk do të ketë njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Populli serb, qytetarë të Serbisë. Agjentja perëndimore Rada Trajkoviq po thotë se unë kërkoj mbrojtje për familjen time, jo shpëtim për popull serb në Kosovë. Ajo gënjen, sikurse ata deputetë në Kuvend që folën marrëzira”, deklaroi Vuçiqi.

Tutje, ai theksoi se po e mbron Serbinë dhe se njohja reciproke është vetëm një ëndërr.

Kurti dhe Vuçiqi të hënën u takuan ndaras me emisarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, me të cilin diskutuan për Asociacionin e Komunave Serbe dhe dialogun Kosovë - Serbi.