Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë [foto]

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë [foto]

Aktuale January 31, 2023 - 12:07

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çaërë Sakar, me rastin e përfundimit të mandatit të tij.

Konjufca e falënderoi ambasadorin Sakar për bashkëpunimin e frytshëm dhe kontributin e tij në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë ndaj Republikës së Kosovës në proceset e shtetndërtimit dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar.

Në takim u vlerësuan të shkëlqyera raportet e deritashme dhe u ritheksua gatishmëria e dyanshme për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. /Zëri

Image

Image