Gazetarët afganë që u strehuan në Kosovë flasin për gjendjen e rëndë të medias në Afganistan

Gazetarët afganë që u strehuan në Kosovë flasin për gjendjen e rëndë të medias në Afganistan

Aktuale January 31, 2023 - 11:46

Katër gazetarët afganë që kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo” e kanë vlerësuar si të rëndë situatën për kolegët e tyre në Afganistan.

Në konferencën e organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), gazetarët afganë thanë se shumë prej tyre janë detyruar të largohen, pasi vendin e morën talibanët.

Ahmad Shaker, gazetar nga Afganistani, e përshkroi më pak fjalë gjendjen atje. Ai tha se shumë prej kolegëve janë kërcënuar me jetë dhe se shumë prej tyre janë detyruar të ikin në shtetet e tjera.

“Ne gjendjen në Afganistan e kemi lënë në gjendje të rëndë, mediet atje nuk janë aspak të lira dhe secila medie kontrollohet nga talebanët. Ata vërtet e kanë krijuar një gjendje të pasigurt sepse nuk pranojnë asnjë kritikë ndaj pushtetit. Përafërsisht 60 për qind të medieve janë mbyllur dhe gazetarët e kanë lëshuar shtetin. Një pjesë e atyre gazetarëve janë strehuar në shtetet afër Afganistanit, por që po jetojnë një jetë mjaftë të varfër”, tha ai. /EO