Kryeministri kroat për deklaratën e Milanoviqit: Askush s’e aneksoi Kosovën
Foto:Laura Hasani

Kryeministri kroat për deklaratën e Milanoviqit: Askush s’e aneksoi Kosovën

Aktuale January 31, 2023 - 10:45

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviq tha se Kosova nuk është aneksuar, sepse atëherë do t’i aneksohej një shteti tjetër.

“Askush nuk e ka aneksuar Kosovën, sepse atëherë do ta aneksonte në një shtet tjetër. Nuk e di konceptin e nxjerrjes në të drejtën ndërkombëtare”, tha Plenkoviqi, lidhur me deklaratën e presidentit kroat Zoran Milanoviq se bashkësia ndërkombëtare e ka aneksuar Kosovën.

Plenkoviqi tha se “është e rëndësishme që Kosova është vend i pavarur me të cilin Kroacia ka marrëdhënie diplomatike”, transmeton televizioni N1, përcjell Klankosova.tv.

Ky reagim i shefit të ekzekutivit kroat erdhi pas deklaratës së presidentit të këtij vendi Zoran Milanoviq i cili tha se vendi i tij bashkë me ndërkombëtarët “e aneksuan Kosovën nga Serbia”.