Gati të nisë takimi për Asociacionin në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë
Foto: Ambasada e SHBA-së

Gati të nisë takimi për Asociacionin në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë

Aktuale January 31, 2023 - 10:10

Pas pak pritet të nisë takimi i thirrur nga Ambasada e SHBA-së në Kosovë, ku do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ambasada e SHBA-së ka publikuar pamje nga ambienti ku do të mbahet takimi, ndërsa kanë thënë se mezi presin të dëgjojnë mendime nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë, transmeton Zeri.info.

“Sot në mëngjes, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë do të mbajë një takim për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe (AKS) në Kosovë. Ne mezi presim të dëgjojmë perspektiva të menduara nga një grup i ndryshëm liderësh të shoqërisë civile, zyrtarë qeveritarë dhe liderë politikë”, shkroi Ambasada e SHBA-së. /Zëri

Image