24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Dëshmorët që ranë në fshatin Rogovë të Hasit

24 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit

Aktuale January 29, 2023 - 08:17

Sot janë bërë 24 vjet nga rënia heroike e 21 personave si dëshmorë në masakrën e fshatit Rogovë të Hasit.

Kjo masakër ndodhi më 27, 28 e 29 janar të vitit 1999, ku të rënët ishin luftëtarë të UÇK-së, por edhe shumë civilë, shkruan Zeri.info.

Të rënët në këtë masakër ishin: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Në këto data kujtohen edhe nëntë dëshmorët që ranë në fshatin Goden dhe Bishtazhin të komunës së Gjakovës. /Zëri