Sekuestrimi i alkoolit në Hoçë të Madhe, Lista Serbe fajëson Kurtin

Sekuestrimi i alkoolit në Hoçë të Madhe, Lista Serbe fajëson Kurtin

Aktuale December 08, 2022 - 16:07

Sot Dogana e Kosovës ka sekuestruar rreth 42 mijë litra alkool në Hoçë të Madhe të Rahovecit, pasi sipas organeve të rendit, prodhimi dhe shitja e tyre nuk është bërë duke i respektuar ligjet përkatëse.

Alkooli ishte i një pronari serb, gjë që bëri që edhe Lista Serbë të reagojë dhe të fajësojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, raporton Zeri.info.

Ata këtë aksion të Doganës së Kosovës e kanë quajtur si një akt “tiranie” ndaj familjeve serbe, gjë për të cilën thonë se Kurti ka qëllim frikësimin e serbëve.

Në reagim ndër të tjerash thuhet se “serbët po i ekspozohen terrorit nga forcat e Kosovës”, gjë për të cilën thanë se kanë për të reaguar urgjentisht.

“Tirania dhe terrori i Albin Kurtit duhet të ndalet, sepse veprimet dhe provokimet e tij të dhunshme prej muajsh po kërcënojnë paqen dhe nuk guxojnë të lejohen e as të heshtin”, thuhet në reagimin e Listës Serbe. /Zëri