Abazi kërkon dorëheqjen e u.d. drejtorit të Policisë
Foto: Laura Hasani

Abazi kërkon dorëheqjen e u.d. drejtorit të Policisë

Aktuale November 30, 2022 - 22:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar dorëheqjen e ushtruesit të detyrës drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Sipas tij, nëse rasti i 35-vjeçares e cila ishte shtatzënë dhe që u vra në oborrin e QKUK-së të mërkurën rreth orës 18:00, kishte qenë i lajmëruar në polici, drejtori i saj duhet të jap dorëheqje.

“Unë mendoj që drejtori i Policisë sonte duhet të jap dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, tha Abazi në RTV Dukagjini.