Presidenca çeke e konfirmon: Vizat nesër në agjendën e BE-së

Presidenca çeke e konfirmon: Vizat nesër në agjendën e BE-së

Aktuale November 29, 2022 - 15:42

Saga e liberalizimit për kosovarët po vazhdon dhe për këtë pritet të diskutohet edhe nesër në Bashkimin Evropian.

Presidenca çeke ka konfirmuar për “Zërin” se nesër pritet të diskutohet për liberalizimin e vizave në takimin e ambasadorëve të vendeve të Bashkimit Evropian.

Rikthimin në agjendë të liberalizimit të vizave në takimin e ministrave të BE-së e ka konfirmuar zëdhënësja e Presidencës çeke, Eva Hrncirov.

Kujtojmë se ditë më parë Çekia njoftoi se vizat ishin hequr nga agjenda e BE-së, për shkak të situatës së tensionuar në veri të vendit, që ishte krijuar pas vendimit për targat ilegale.

Data për liberalizimin e vizave janë përmendur nëntori dhe dhjetori i vitit 2023, por edhe janari i vitit 2024. /Zëri