Vuçiq: Kurti mund të shkojë në Bruksel kur të dojë, i uroj rrugë të mbarë!

Vuçiq: Kurti mund të shkojë në Bruksel kur të dojë, i uroj rrugë të mbarë!

Aktuale November 29, 2022 - 14:25

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se nuk do të shkojë në Bruksel vetëm për targa, por për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Kurti mund të shkojë në Bruksel, kur të dojë dhe si të dojë, ky është vullneti i tij. A ka thënë se për të ka përfunduar çështja e statusit? Po e përsëris, ka përfunduar edhe për mua, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe Rezolutën 1244. I uroj udhëtim të mbarë!”, tha Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Kurti për gazetën gjermane “Frankfurter Algemeine Zeitung” ka thënë se nuk do të shkojë në Bruksel për të negociuar çështjen e targave, por për hir të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila, sipas tij, duhet të arrihet para pranverës së vitit 2023.