Imamit të Bellopojës i kërkohet heqja e flamujve nga xhamia, shqiponja aty po konsiderohet haram
Aktuale
November 28, 2022 - 14:39
Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po u pëlqen të gjithëve.
Kështu të paktën pretendon Imami i kësaj xhamie, Kujtim Hyseni, i cili në një prononcim për Portalin Dukagjini, ka thënë se një grupacion i njerëzve, të cilët ai i ka cilësuar si radikalë, ka kërkuar nga ai t’i heqë flamujt nga xhamia.
Hyseni, po ashtu ka thënë se ata njerëz e kanë paralajmëruar se do t’i heqin flamujt sepse sipas tyre shqiponja në të është “haram”.
Imami Hyseni ka theksuar se për këtë rast i ka lajmëruar edhe organet e rendit.