Begaj: Shqipëria duhet të jetë zëri i Kosovës

Begaj: Shqipëria duhet të jetë zëri i Kosovës

Aktuale November 28, 2022 - 12:32

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria duhet të jetë bashkudhëtare e Kosovës në rrugën euroatlantike.

Begaj në fjalimin e tij gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në Vlorë, në shënimin e 110-vjetorit të pavarësisë, tha se Shqipëria mundet dhe duhet ta ndihmojë Kosovën në çdo drejtim.

“Kosova sot është një shtet i lirë dhe i pavarur që aspiron integrimin në BE dhe NATO. Shqipëria mundet dhe duhet të mbështesë fuqizimin e shtetit të Kosovës. Të jetë zëri i saj sa herë që është e nevojshme, bashkudhëtare dhe mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin e saj euroatlantik”, tha Begaj, raporton teve1.info.

Presidenti shqiptar tha se vendi që ai drejton ka detyrime të mbështesë prosperimin e gjithë shqiptarëve në rajon, por edhe në mërgatë në përmbushje të detyrimeve kushtetuese e kombëtare.

Begaj tha se pavarësia e Shqipërisë mbetet vepra më e madhe e kombit shqiptar.

Në këtë cermoni morën pjesë edhe krerët e institucioneve të Kosovës.