Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për zhvillimet në veri

Osmani takohet me komandantin e KFOR-it, flasin për zhvillimet në veri

Aktuale November 07, 2022 - 19:33

Pas zhvillimeve të fundit në veri, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim komandatin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Në këtë takim Osmani ka folur për zhvillimet në veri, teksa ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që ta sigurojnë sigurinë publike për të gjithë qytetarët, raporton Zeri.info.

Kjo sipas është duke u arrirë në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë dhe me KFOR-in.

“Tutje, Presidentja Osmani ka potencuar se zbatimi i rendit dhe ligjit është objektiv i institucioneve të Kosovës dhe se nuk përbën kërcënim për asnjë qytetar, pa dallim përkatësie etnike”, thuhet në njoftim. /Zëri